Kandidati i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhelal Mziu ka reaguar për deklaratën e rëndë gjatë një takimi ku deklaroi se ata që do të tentojnë të blejnë votën, do e pësojnë si ata në Elbasan.
Në sqarimin për opinionin publik, Xhelal Mziu shpreh pendesën për komentin të cilin e justifikon se ka ndodhur për shkak të emocioneve të forta. Mziu thekson se është kundër dhunës.
"Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.", thotë Mziu.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/WhatsApp-Video-2021-04-23-at-11.17.02-AM.mp4"][/video]