Flash

Basha mban miting në Korçë: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe

Lapsi.al 21 April 2021
Basha mban miting në Korçë: Jemi 4 ditë para fitores

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë ka zhvilluar takim elektoral në Korçë. Nga qyteti juglindor, Basha tha se vetëm katër ditë na ndajnë nga 25 prilli i ndryshimit dhe 25 prilli i fitores. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat theksoi se këto zgjedhje do të jenë fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Basha tha se Shqipëria për tetë vite ka qëndruar në vendnumëro dhe se pas 25 prillit do të vijnë fitore të radhës si: hapja e negociatave me BE-në, rritja e pagave të punonjësve dhe arsim më cilësor.

"Nuk ndalet ndryshimi ynë drejt fitores dhe Edi Rama e ka mësuar këtë. Ndaj këto ditët e fundit ai vazhdon me gënjeshtra. Sot nga Korça dua të garantoj të gjithë banorët që për tetë vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizim falas, se kjo e keqe do të largohet. Sot Korça ia ka mbyllur dyert, Durrësi ia ka mbyllur dyert, Tirana ia ka mbyllur dyert sepse shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9. Në do të mundësojmë jo vetëm procesin e legalizimeve, por edhe rritjen ekonomike”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI