Flash

Meta pas incidentit në Fier me LSI-në: Mos bini pre e provokimeve

Lapsi.al 21 April 2021
Meta pas incidentit në Fier me LSI-në: Mos bini pre e provokimeve

Presidenti Ilir Meta reagon pas denoncimit të kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, se policia në Fier po heq banerat e kësaj partie, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama për takimin e fundit elektoral.

Teksa iu bën thirrje kandidatëve të LSI të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake, Kreu i Shtetit paralajmëron se nëse preket vota më 25 prill, do të ndiqen këmba këmbës “horrat”.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.??”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI