Flash

Biden deri më 11 shtator do të tërheqë të gjitha forcat amerikane nga Afganistani

Lapsi.al 14 April 2021
Biden deri më 11 shtator do të tërheqë të gjitha forcat

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka urdhëruar tërheqjen e plotë të të gjitha trupave luftarake nga Afganistani deri më 11 shtator.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me gazetarët me kusht para njoftimit të presidentit Biden që pritet nesër, tha se presidenti amerikan është i vendosur të tërheq të gjitha forcat amerikane deri në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Megjithatë, afati kohor i presidentit Biden do të dëmtojë marrëveshje midis SHBA-së dhe talebanëve të ndërmjetësuar nën ish-presidentit Donald Trump, e cila bën thirrje që tërheqja e plotë e SHBA-së të përfundojë jo më vonë se 1 maj.

Talebanët më herët kishin kërcënuar se do të ri-fillojnë sulmet kundër forcave amerikane nëse nuk përmbushet afati. Zyrtari amerikan paralajmëroi kundër çdo veprimi të tillë përderisa po zhvillohet procesi për të tërhequr forcat e SHBA-së dhe NATO-s, duke shtuar se çdo sulm “ndaj trupave të SHBA-së do të pritet me një përgjigje të fuqishme”.

Biden javëve të fundit ka qartësuar në mënyrë të përsëritur se afati i negociuar i administratës së ish-presidentit Trump nuk do të përmbushet, duke theksuar se afati kohor i 25 marsit do të ishte “e vështirë të përmbushet”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI