Flash

“I lodhur nga pandemia”/ Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Austri

Lapsi.al 13 April 2021
“I lodhur nga pandemia”/ Jep dorëheqjen ministri i

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit.

“Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober, duke përmendur problemet me presionin e gjakut.

“Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Anschober ka marrë detyrën në janar të vitit 2020, përpara se pandemia të godiste Austrinë. Më herët ai kishte qenë ish-gazetar, 60 vjeç, është një nga politikanët më popullorë të Austrisë, i njohur për shpjegimet e tij të gjata të sfidave të pandemisë. Ai shpesh ka qenë zë i vetëm në qeveri kur ka kërkuar masa më të rrepta bllokimi, përballë numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus.

Anschober tha të martën se nuk ka pasur asnjë ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit – gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij. Austria, vend me 8.8 milionë banorë, ka regjistruar mbi 578,000 raste me koronavirus dhe mbi 9,700 viktima./Rel

Të këshilluara

Merkel: I trembemi valës së tretë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se shifrat e të infektuarve me koronavirus janë shumë të larta. “Vala e tretë është mbase më e keqja për ne,” ka theks...

16:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI