Flash

Policia: Vrasja e afro-amerikanit në Mineapolis ishte aksidentale, vjen reagimi i Biden

Lapsi.al 13 April 2021
Policia: Vrasja e afro-amerikanit në Mineapolis ishte aksidentale, vjen

Dhjetëra protestues janë arrestuar, pasi dolën në rrugë pranë Minneapolis pas vrasjes së një afro-amerikani 20-vjeçar nga një oficer policie. Vrasja nga policia e 20 vjeçarit afro-amerikan në Mineapolis, duket se ishte një aksident pasi një police përdori armën e zjarrit në vend të pajisjes me elektroshok gjatë një përleshjeje, tha të hënën shefi i policisë së qytetit.

“Bazuar në atë që pashë, në reagimin dhe shqetësimin e shprehur menjëherë nga oficerët, ishte një e shtënë aksidentale që rezultoi në vdekjen tragjike të zotit Wright”, tha shefi i Policisë së Qendrës Brooklyn, Tim Gannon.

Të shtënat e së dielës çuan në vdekjen e afro-amerikanit Daunte Wright gjatë një kontrolli makine në Qendrën Bruklin të Minesotës, jo shumë larg nga vendi ku po zhvillohej gjyqi për ish-policin e bardhë Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bëri thirrje të hënën që protestat në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit afro-amerikan në Minesota të jenë paqësore. Ai shtoi se lidhur me incidentin është i nevojshëm një “hetim i plotë”.

“Ne kemi nevojë për të rivendosur besimin dhe për të siguruar llogaridhënie në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Është vërtet tragjike kjo që ndodhi, por unë mendoj se duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të tregojë hetimi”, tha Biden.

Të këshilluara

Merkel: I trembemi valës së tretë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se shifrat e të infektuarve me koronavirus janë shumë të larta. “Vala e tretë është mbase më e keqja për ne,” ka theks...

16:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI