Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Cerrik-Gramsh pranë digës së liqenit. Automjeti më pas ka marrë flakë duke u djegur totalisht. Zjarrfikëset e Gramshit dhe të Cerrikut kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur po ashtu ambulanca dhe policia.
Fatmirësisht personat që ndodheshin brenda kanë shpëtuar.