Një sasi droge është gjetur në tavanin e konteinerit të bllokuar në portin e Durrësit. Pas kalimit në skaner, policia ka zbuluar brenda në konenier u gjetën 200 pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Mësohet se kontejneri u përket disa personave nga Tirana, emri i të cilëve është i padëgjuar më parë për përfshirje në ndonjë vepër kriminale.
Kontejneri që vinte nga Ekuadori ishte i mbushur me banane që përdorej nga kompania Massabi Fruits me qendër në Kombinat Tiranë.