Flash

Policia njofton: Goditëm 2 baza të tjera me arsenal armësh

Lapsi.al 10 April 2021
Policia njofton: Goditëm 2 baza të tjera me arsenal armësh

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sekuestrimin arsenalit të armëve të gjetur në dy baza të tjera të grupeve kriminale. Këto baza shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake tek grupet kriminale.

Policia njoftohet se në operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në magazinën e Sokol Xhurës u gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI