Flash

LSI denoncon në KQZ zyrtarë të lartë të administratës që morën pjesë në takimet elektorale të PS

Lapsi.al 9 April 2021
LSI denoncon në KQZ zyrtarë të lartë të

Lëvizja Socialiste për Integrim e qarkut të Vlorës ka denoncuar në KQZ, tre zyrtarë të administratës publike, duke i akuzuar se kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të Partisë Socialiste. Në denoncim merret vesh se bëhet fjalë për Anjeza Shikon, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Francesko Mucajn, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferin në pozicionin e  Drejtorit të Formimit Profesional në Zyrën e Punës.

Në denoncimin e LSI-së thuhet se këta zyrtarë kanë shkelur ligjin dhe vendimin numër 9 të KQZ marrë me datë 24.12.2020. Sipas denoncimit, me datë 6 prill, kandidati për deputet i Partisë Socialiste ka postuar në faqjen e tij zyrtare Facebook një veprimtari publike ku ka qenë pjesë dhe Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë Vlorë. LSI thekson po ashtu se më 5 prill ish-drejtoresha e Drejtorisë Tatimore Vlorë dhe kandidate për deputete e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj ka postuar në faqen e saj zyrtare Facebook një veprimtari publike ku kishte marrë pjesë dhe Francesko Mucaj, drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë, njëkohësisht ka dhe statusin e nënpunësit civil

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI