Flash

Rikthehen në detyrë disa kontrollorë të AlbControl, fillon puna në aeroportin e Rinasit

Lapsi.al 9 April 2021
Rikthehen në detyrë disa kontrollorë të AlbControl, fillon

Rikthehen në detyrë disa prej kontrollorëve të AlbControl në Rinas.

Aktualisht hapësira jonë ajrore po monitorohet nga kontrollorë turq, grekë dhe shqiptarë. Ndërkohë që mësohet se AlbControl ëhstë në bisedime dhe me partnerë të tjerë për të siguruar kontrollorë shtesë.

Kujtojmë që kontrollorët e AlbControl hynë në grevë duke bojkotuar punën, ndërsa situata solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Ditën e sotme nisën fluturimet për qytetarët, ndërkohë që nga 26 kontrollorë që u shoqëruan në polici, 3 prej tyre qëndrojnë në paraburgim. Bëhet fjalë për shtetasit; Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Protesta e kontrollorëve erdhi pas vendimit për përgjysmim të rrogës së tyre.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI