Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e quajtur Ura e Memaliajt”, në shtratin e lumit Vjosë. Policia bën me dije se ai ishte larguar nga banesa në fund të muajit mars, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shënja dhune.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.