Flash

Asistentja ekzekutive e Steve Jobs flet për të pathënat e tij

Lapsi.al 8 April 2021
Asistentja ekzekutive e Steve Jobs flet për të pathënat e tij

Asistentja ekzekutive e Steve Jobs, Naz Beheshti ka publikuar një libër të quajtur “Pause. Breathe. Choose.: Become the CEO of Your Well-Being”. Në një intervistë për CNBC ajo shpjegoi se si puna me bashkëthemeluesin e Apple e frymëzoi në jetën e saj, si një trajnere e mirëqenies, folëse dhe autore. Ajo gjithashtu sqaroi disa keqkuptime për Jobs.

"Ka pasur një keqkuptim të madh për të, është thënë se ai ishte një person i varur nga puna dhe se ai ishte me të vërtetë i vështirë për të punuar. Po, në disa raste ai ishte," -shprehet Beheshti.

Por, në mes të të qenit një shef i ashpër, Beheshti thotë se Jobs, i cili vdiq në vitin 2011, i jepte shumë përparësi mirëqenies së tij, çka i dha atij "energji, qartësi dhe vizion për suksesin e tij dhe për të ndërtuar Apple". Beheshti thotë jo vetëm që Jobs ushqehej vërtet shëndetshëm, por ai gjithashtu meditonte çdo ditë dhe bënte aktivitet të rregullt fizik.

“Unë shpejt zbulova si e kalonte kohën e lirë Steve Jobs dhe si kjo gjë ishte një nga çelësat e suksesit të tij si një novator i shkëlqyeshëm. Kurdo që dikush kërkonte Steve-n, ose sa herë që nuk mund ta kontaktoje në telefon, kishte vetëm një vend ku mund ta gjeje gjithmonë: Në zyrën e Jony Ive, ish-shefi i dizajnit të Apple,"-shkruan Beheshti. “Ne mund të lodheshim duke u përpjekur të lidheshim me të, duke u përpjekur ta kishim në takime. Në një moment, do të na duhej të telefononim në zyrën e Jony-t dhe të kërkonim ndihmën e tij për ta tërhequr Steve-n nga koha e tij e lirë. Koha e tij me Jony-n i dha hapësirë dhe mundësi për të qeshur, imagjinuar, krijuar dhe pasur një ndjenjë të përtërirë të lirisë."

Të këshilluara

Dua Lipa zbulon suksesin e rradhës

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës në mbarë botën. Sukseset e saj nuk kanë të ndaluar dhe javë pas jave ajo shënon një arritje të re në karrierë, ...

09:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI