Flash

Flet Hailey Bieber pas videos virale me një ish-punonjëse restoranti

Lapsi.al 8 April 2021
Flet Hailey Bieber pas videos virale me një ish-punonjëse restoranti

Para disa ditësh një ish-punonjëse restoranti, publikoi një video, në të cilën shprehej se Hailey Bieber ishte një nga personazhet më të pasjellshëm që i kishte rastisur të takonte.

“E kam takuar disa herë dhe në të gjitha këto herët ajo nuk ka qenë e sjellshme. Dua vërtetë që ta pëlqej atë, por më duhet t’i japë asaj 3.5 nga 10 yje. Më vjen keq!”, është shprehur ish-punonjësja në një video, që mori më shumë se 13 milionë shikime.

Asokohe Hailey i kërkoi falje në komente personit në fjalë, duke shkruar: “Sapo pashë këtë video dhe doja të kërkoja falje nëse të kam përcjellë energji negative apo sjellje të keqe. Nuk ka qenë as qëllimi im, u shpreh Hailey, duke shtuar se do dëshironte shumë ta takonte sërish dhe t’i kërkonte falje personalisht.

Mirëpo siç duket gjithë kjo situatë e ka bërë modelen të ndjehet keq dhe të mërzitet njëkohësisht.

“Kur pashë videon e saj u mërzita shumë. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen e keqe. U ndjeva keq që ajo kishte qenë eksperienca e saj me mua, por nga ana tjetër më irritoi, sepse ju asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon një person tjetër. Më kujtohet se kam pasur periudha në jetën time, kur ndjehesha shumë e trishtuar, zemërthyer dhe ndërveprimi me njerëz të tjerë më dukej diçka shumë e vështirë. Do të doja shumë që të mos kisha reaguar në atë mënyrë ndaj saj. Unë jam njeri dhe bëj gabime dhe kam reaguar në një formë që është kundër karakterit tim. Po përpiqem që të përmirësohem çdo ditë. Dua që të rritem si njeri. Jam e hapur ndaj njerëzve që më korrigjojnë”, është shprehur Hailey.

Të këshilluara

Dua Lipa zbulon suksesin e rradhës

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës në mbarë botën. Sukseset e saj nuk kanë të ndaluar dhe javë pas jave ajo shënon një arritje të re në karrierë, ...

09:52

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI