Flash

Letra e një të mbijetuari të Titanik, del në ankand

Lapsi.al 7 April 2021
Letra e një të mbijetuari të Titanik, del në ankand

Një letër drithëruese nga një e mbijetuar e Titanikut, i cila përshkroi britmat nga turmat e njerëzve ndërsa po luftonin për të shpëtuar, ka dalë në dritë.

Marion shkroi: “Unë kam qenë në shtrat rreth 10 minuta, kur dëgjova një përplasje të tmerrshme e cila tronditi të gjithë anijen dhe motori ndaloi."

"Vura fustanin dhe një pallto të trashë, takova mikun tim duke shkuar në kuvertë për të kuptuar çfarë kishte ndodhur."

Marion, e cila ishte duke emigruar në shtetin amerikan të Oregonit për të qenë me të fejuarin e saj, e shkroi letrën në anijen e shpëtimit Carpathia.

Dhimbja ishte që qindra burra që qëndronin në kangjellat e Titanikut ndërsa varkat e shpëtimit zbrisnin në ujë.

"Shumë nga burrat në bord puthën gratë e tyre dhe më pas u tërhoqën dhe pritën në heshtje fundin", tha Wright. "Banda e anijes vazhdoi të luante derisa anija të fundosej. Më kujtohet kur dëgjova pjesën e bukur ‘Autumn’ kur u largova nga Titaniku”.

"Jo të gjithë burrat në bord i përmbushën pritjet kalorësiake. Disa donin të jetonin, normat kulturore duheshin mallkuar."

"Mbaj mend se ishte gati gjysma e plotë", tha Wright për varkën e shpëtimit në të cilën ishte futur. “Dy të rinj u futën brenda, por anëtarët e ekuipazhit i detyruan të dilnin. Njëri u fut përsëri dhe u fsheh ndërsa varka ulej në ujë. ”

Kjo letër është mbajtur nga të afërmit e saj së bashku me letrat e tjera familjare të asaj kohe.

Letra do të shitet në ankand në 17 prill nga Henry Aldridge & Son of Devizes, Wilts. Pritet që ajo të arrijë vlerën 6,000£.

Ankanderi Andrew Aldridge tha se kjo letë është "e jashtëzakonshme" dhe kur e lexon të vendos në atë moment, të duket sikur po e përjeton atë ngjarje historike.

Marion vdiq në Oregon në vitin 1965 në moshën 80 vjeç.

Të këshilluara

Njihuni me miliarderen më të re në botë

Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere, sipas Forbes. Gruaja që drejton një biznes në kozmetikë dhe veshje që theksojnë linjat trupore, e cila e nisi karrie...

10:27

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI