Flash

Njihuni me miliarderen më të re në botë

Lapsi.al 7 April 2021
Njihuni me miliarderen më të re në botë

Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere, sipas Forbes. Gruaja që drejton një biznes në kozmetikë dhe veshje që theksojnë linjat trupore, e cila e nisi karrierën në “Keeping Up with The Kardashians”, u përfshi për herë të parë të martën në listën e Forbes për miliarderët.

Forbes u shpreh se vlerëson që Kim, 40 vjeç, "tani vlen 1 miliard dollarë, nga 780 milionë dollarë në tetor, falë dy bizneseve fitimprurëse - KKW dhe Skims - si dhe parave nga reality show dhe marrëveshjeve të tjera."

Kjo do të thotë se Kim i është bashkuar (ish)bashkëshortit të saj Kanye West në klubin e miliarderëve.

Kardashian themeloi KKW Beauty në vitin 2017, pas suksesit të motrës së saj Kylie Jenner me kompaninë Kylie Cosmetics. Ajo huazoi nga Kylie një model të ngjashëm biznesi, që lidhet me konsumatorin përmes marketingut në rrjetet sociale. Ajo themeloi Skims në vitin 2019.

Kujtojmë se Kylie e ka humbur statusin e miliarderes. Forbes e vlerësoi pasurinë e 23-vjeçares në rreth 700 milionë dollarë, duke përmendur një vit të vështirë për shitjet kozmetike gjatë pandemisë së koronavirusit dhe theksoi se kishin mbivlerësuar pasurinë e saj.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Paul Ritter

Aktori Paul Ritter, ka ndërruar jetë  në moshën 54 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i tij i cili ka zbuluar se shkaku i vdekjes ishte tumor në t...

14:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI