Flash

Çfarë na la të kuptojmë me gjestin e fundit Kim Kardashian

Lapsi.al 6 April 2021
Çfarë na la të kuptojmë me gjestin e fundit Kim Kardashian
Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit. Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç. Megjithëse dyshja s’ka konfirmuar asgjë për publikun, mediat e huaja kanë nxjerrë detaje për divorcin e tyre që po bën bujë në rrjet. E ëma e Kim-it, Kris, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për divorcin e vajzës së saj. Për “The Kyle & Jackie O ShoW”, ajo është shprehur: “Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.” Teksa të gjithë flasin për divorcin, një detaj i vetëm i bëri njerëzit të besojnë tek rikthimi i çiftit më të përfolur të momentit, Kim dhe Kanye. Në një postim në Instagram, Kim ka ndarë një foto me pandoflat e markës “Yeezy” nga Kanye dhe kaq u desh! Duket se ajo nuk i ka flakur gjërat e Kanye-t, madje i vesh me dëshirë të plotë. Do të thotë kjo një rikthim?

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori Paul Ritter

Aktori Paul Ritter, ka ndërruar jetë  në moshën 54 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i tij i cili ka zbuluar se shkaku i vdekjes ishte tumor në t...

14:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI