Flash

Propaganda, Veliaj kujtohet në fushatë për të emërtuar një rrugë me emrin e Sokol Olldashit

Lapsi.al 6 April 2021
Propaganda, Veliaj kujtohet në fushatë për të emërtuar

Emërtimi i një rruge me emrin e ish-ministrit të ndjerë demokrat “Sokol Olldashi”, dhe një shkolle me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë socialist Bashkim Fino, janë dy propozimet që pritet të votohen në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shpreson që këto dy propozime do të votohen unanimisht pasi i bashkojnë dhe nuk i përçajnë qytetarët e Tiranës. Veliaj po ashtu bëri me dije se është propozuar edhe një rrugë me emrin e heroit Arjan Sala në zonën e Laprakës. Arjan Sala ndërroi jetë duke luftuar me flakët në një qendër tregtare, ku shpëtoi dhjetëra persona nga zjarri. Sigurisht që propozimin për rrugën me emrin "Sokol Olldashi" ka edhe një sfond politik. Mjeshtri i propagandës dhe diversionit, Erion Veliaj, që drejton gjithashtu fushatën e socialistëve në Tiranë, kërkon ta përdorë këtë këtë akt kundër PD-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI