Flash

Denoncimi/ Ndërlikime të rënda nga vaksinimet në Shqipëri, rastet po fshihen

Lapsi.al 6 April 2021
Denoncimi/ Ndërlikime të rënda nga vaksinimet në

Sali Berisha publikoi dy denoncime në raport me vaksinimin në vend, të ardhura në adresë të tij.

Sipas denoncuesve, një grua nga Dibra ka mbërritur me urgjencë në Tiranë, ndërsa disa mësues në Laprakë janë paraqitur në gjendje të rëndë.

Ish-kryeministri shkruan se ka "ndërlikime të rënda nga vaksina", të cilat fshihen me urdhër të Edi Ramës.

"-Përshëndetje dok.Berisha! Dje ka ardhur me helikopter nga Lura në Urgjencën e QSU Tiranë një grua rreth 67 vjeç me emër Xhevahire Vladi me trombozë si rezultat i vaksinës kineze të marrë para 2 ditesh në Qendrën Shëndetësore Lurë. Të lutem dok. më ruani anonimatin.

-Doktor të uroj shendet dhe çdo të mirë! Rastësisht isha te ambulanca e Laprakës Doktor, erdhën tre mesues në gjendje shumë të rëndë nga vaksinat e Edvinit, i futen direkt në oksigjen!!! Me shumë respekt." - janë dy denoncimet që publikoi Berisha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI