Flash

Policia arreston 8 veta në Tiranë, jep detaje

Lapsi.al 6 April 2021
Policia arreston 8 veta në Tiranë, jep detaje

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 8 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3., bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar u ndalua shtetasi Elvis Shira., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shigjetat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

E. K., 33 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri” gjatë ndalimit të mjetit për kontroll, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur në tokë një sasi me lëndë të dyshuar kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. H., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

A. B., 50 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale O. V., 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI