Flash

Basha: Ka raportime për të vdekur dhe të sëmurë që kanë marrë vetëm një dozë vaksine

Lapsi.al 5 April 2021
Basha: Ka raportime për të vdekur dhe të sëmurë që

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për procesin e vaksinimit në Shqipëri dhe faktin se numri i qytetarëve që nuk duan marrin vaksinat anti-covid sa vjen edhe rritet. Kjo sipas tij është pasojë e mos-transparencës nga ana e qeverisë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha bëri edhe deklaratën e fortë se qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinave janë sëmurur madje edhe kanë humbur jetën.

“Menaxhimi i pandemisë nga Edi Rama njësoj si çdo aspekt tjetër i këtyre 8 viteve ka qenë një dështim katastrofik. Dhe çështja e vaksinave nuk përbën asnjë të re është po kështu dështim. Pse? E para e punës, vaksinat blihen me paratë e shqiptarëve. E dyta e punës besueshmëria tek procesi i vaksinimit vjen duke bërë transparencë. E para bën sikur i ka sjellë vetë, sikur i ka paguar me paratë e veta dhe e dyta nuk jep asnjë llogari, asnjë transparencë se si janë siguruar ato.

Ndërkohë kemi raportime që numri i atyre që duan të vaksinohen po bie me shpejtësi. Kemi raportime vdekjesh dhe të sëmurësh pasi janë administruar me një vaksinë. Po ne nuk jemi në gjendje të gjykojmë sot sepse ai ka ndërprerë elementin themelor të transparencës dhe të debatit publik apo profesional që janë të dhënat.

Të dhënat e vërteta jo të manipuluara e kjo është arsyeja pse ka dështuar dhe qëndrimi dhe plani ynë për të administruar këtë çështje shumë të rëndësishme është fare i thjeshtë, po jua përsërisë edhe njëherë. Ne kemi një grup ekspertësh të mbështetur nga 4 ekspertë perëndimor dhe ne do të sigurojmë në kohën më të shkurtër të mundshme përmes transparencës, një besueshmëri te procesi i vaksinimit, vaksina cilësore të cilat janë të domosdoshme për të kapërcyer pandeminë. Do ta bëjë qeveria e zgjedhur pas 25 prillit” - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI