Flash

FOTO/ Përfshihet në aksident në mes të Tiranës ish-deputeti Aqif Rakipi

Lapsi.al 5 April 2021
FOTO/ Përfshihet në aksident në mes të Tiranës

Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e së hënës. Panorama.al raportoi se makina me të cilën ai udhëtonte është përplasur me një automjet pranë stadiumit Air Albania në qendër të Tiranës. Madje makina e tij ka përfunduar në një dyqan aty pranë.

Policia reagoi me një njoftim ku thuhet se “rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit "Air Albania" shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Shërbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh”. Në njoftim nuk përmendet fare emri i ish-deputetit.

Ky është aksidenti i dytë që përfshihet Rakipi.

Në gusht të 2017-ës ai aksidentoi për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës. Një 54 vjeç, banues në Kashar u përplas për vdekje, por ish-deputeti doli i pafajshëm për shkak se sipas policisë ka pasur fushëpamje të kufizuar dhe viktima i kishte prerë rrugën.

Aqif Rakipi nuk kandidon në këto zgjedhje, por djali i tij është kandidat në listën e PS-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI