Flash

FOTO/ Publikohet varianti përfundimtar i fletës së votimit të 25 prillit

Lapsi.al 5 April 2021
FOTO/ Publikohet varianti përfundimtar i fletës së votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Përfundimisht ajo do të jetë me numra anash, ndërsa mbi të është e shkruar emri i partisë në garë, bashkë me logon përkatëse.

Kandidatët nuk do të prezantohen me emra, por vetëm me numra. Për të votuar duhet të mbani mend numrin që ka kandidati i dëshiruar. Që fleta e votimit të jetë e vlefshme mund të votoni partinë dhe një prej kandidatëve të saj, ose vetëm 1 parti dhe vetëm 1 kandidat.

Nuk mund të votini një parti dhe një kandidat të një partie tjetër pasi fleta do të konsiderohet e pavlefshme. E tillë do të jetë edhe nëse votoni më shumë se 1 parti ose më shumë se 1 kandidat.

Në fletë ka ndryshuar edhe logoja e partisë Bindja Demokratike, të cilës një ditë më parë Kolegji Zgjedhor i dha urdhër që ta ndryshojë, për shkak të ngjashmërisë me atë të Partisë Demokratike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI