Flash

Vendoset përfundimisht si do jetë fleta e votimit në 25 prill

Lapsi.al 4 April 2021
Vendoset përfundimisht si do jetë fleta e votimit në 25 prill

Kolegji Zgjedhor ka marrë para pak çastesh vendimin për fatin e Fletës së Votimit, për zgjedhjet e 25 prillit. Trupa e përbërë nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi është mbledhur në orën 16:00 dhe pas tërheqjes ka vendosur që fleta e votimit të jetë vetëm me numra ashtu siç kërkonte Partia Socialiste.

Partia Demokratike këmbënguli deri në fund që fleta të përmbante edhe emrat e kandidatëve. Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso tha se vendosja e kandidatëve me emra kishte rëndësi për identifikimin e tyre. Ndërsa, përfaqësuesi i Partisë Soicaliste, Eridian Salianji tha se fleta e votimit me numra është e duhura pasi ajo me emra ka ngarkesë të madhe dhe ngjan me një gazetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI