Flash

Abdixhiku uron Osmanin: Tani kemi përballë një pushtet thuajse absolut

Lapsi.al 4 April 2021
Abdixhiku uron Osmanin: Tani kemi përballë një pushtet thuajse

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar Vjosa Osmanin pasi u zgjodh Presidente e Kosovës. Ai është parë në sallën e Kuvendit duke u uruar publikisht Osmanin. Të dy më herët kanë qenë së bashku në LDK dhe bënin pjesë në të ashtuquajturin “Brezi i Republikës”.

Abdixhiku i dha “një dorë” Osmanit duke ia plotësuar kuorumin e deputetëve në sallë me deputetët e LDK-së edhe pse 3 prej tyre, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj vendosën të mos e mbështetin Osmanin.

Në raundin e tretë Osmani u zgjodh Presidente me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Abdixhiku tha se subjekti politik të cilin ai kryeson do të vazhdojë t’ia bëjë opozitën shumicës parlamentare, të cilën e ka quajtur “pushtet pothuajse absolut”.

“Osmani duhet të ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet, duke i përfaqësuar të gjithë, duke i konsultuar të gjitha partitë në vend duke lënë shenjë të mirë. LDK nga ky moment e tutje, do vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti pothuajse absolut”, - ka thënë kreu i LDK-së.

Gjatë fjalimit të saj në Kuvend të Kosovës pas betimit si e para e vendit, Osmani ka falënderuar në radhë të parë LDK-në për kontributin e procesit të shtetndërtimit në 21 vitet e fundit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI