Flash

James Charles pranon se ka ngacmuar dy minorenë

Lapsi.al 3 April 2021
James Charles pranon se ka ngacmuar dy minorenë

James Charles, ka treguar se u ka dërguar mesazhe ngacmuese dy djemve 16-vjeçarë.

“I kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe si janë të gabueshme”, ka thënë blogeri 21-vjeçar në një video të publikuar në kanalin e tij në Youtube.

Akuzat kundër Charlesit filluan në rrjetet sociale në fillim të këtij viti. Në shkurt, ai ishte akuzuar nga një adoleshent të cilën Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi pasi besonte se ishte 18-vjeç, raporton BBC.

Më pas, grimieri ka deklaruar se do të bëjë pauzë nga rrjetet sociale dhe u ka kërkuar falje publike djemve.

Kujtojmë se Kylie Jenner po ashtu ka xhiruar para disa muajsh një tutorial për grimin e Halloween me James Charles në kanalin e tij në YouTube, ku pranoi se ndihej “e trishtuar” për shkak se nuk ishte në gjendje të tregonte personalitetin e saj të vërtetë.

“Mendoja se kam treguar personalitetin tim të vërtetë shumë kohë më parë në Vine dhe Instagram. Por ndërsa rritesha, e kuptova … kur njerëzit zakonisht thoshin gjëra për personalitetin tim dhe atë që dua më shumë, kjo më lëndonte më shumë sesa të mos tregoja shumë anë të vërteta të vetes. Kështu që fillova të tregoj më pak nga vetja, gjë që është e trishtë. Më trishton. James u tregoi fansave të tij se sa e zgjuar dhe funny është Kylie, teksa kjo e fundit tha: “Ky është një kompliment më i madh për mua. Por është diçka që është kaq e shenjtë”, tha Kylie.

Të këshilluara

Demi Lovato dhe Noah Cyrus në një lidhje

Disa thashetheme mes fansash thonë se Demi Lovato dhe Noah Cyrus janë në një lidhje. Spekulimet nisën pasi ato bashkëpunuan për këngën 'Easy', pjesë e albumit t...

14:35

Demi Lovato shpreh hapur seksualitetin

Pas një periudhe që ka qëndruar në heshtje, këngëtarja Demi Lovato është rikthyer dhe ka shumë për të folur. Veç publikimit të dokumentarit të saj me seri në Yo...

13:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI