Flash

Skrapar, humb jetën punëtori i gurores

Lapsi.al 2 April 2021
Skrapar, humb jetën punëtori i gurores

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit.

Një 47-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një nga firmat që nxjerr gur dekorativ në malin e Tomorrit. Burimet spitalore nga Spitali i Skraparit bëjnë me dije se, mesditën e sotme në malin e Tomorit në vendin e quajtur ‘Dëvri’ ku ndodhen karrierat e pllakave të gurit dekorativ ka humbur jetën duke humbur jetën shtetasi Alket Zeqo, banues në bashkinë e Çorovodës.

Zeqo mësohet se ishte punëtor në një nga firmat e gurit dekorativ që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Skraparit. Ai ishte duke punuar kur një masiv shkëmbi ka rënë dhe e zënë poshtë teksa punonte.

Megjithëse është nisur menjëherë pas ngjarjes nga punëtorët e tjerë që janë ndodhur pranë tij 47-vjeçari nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të shkaktuara nga shkëmbi që ka rënë mbi trupin e tij.

Alket Zeqo është banor i qytetit të Çorovodës dhe babai i dy fëmijëve. Edhe pse ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI