Flash

Zgjedhjet/ Meta: Shkodra do të jetë në krye të marshimit! Vota është gjëja më e shenjtë

Lapsi.al 2 April 2021
Zgjedhjet/ Meta: Shkodra do të jetë në krye të marshimit!

Në 30-vjetorin e masakrës së 2 prillit, Presidenti Ilir Meta ka folur nga Shkodra për zgjedhjet e fund muajit. Ai tha se në krye të marshimit do të jetë pikërisht kryeqendra e veriut për të cilën thotë se ka qenë dhe është frymëzim për demokracinë edhe në kohët më të errëta.

Meta thekson se vendi është në udhëkryq, por do t’ia dalë me sukses falë ndërgjegjësimit të qytetarëve se vota është gjëja më e shenjtë.

"Me shinat e Kushtetutës, dhe të demokracisë. Ne themel të Kushtetutën janë zgjedhjt e lira dh vota e lirë dhe e barabartë e çdo qytetari. Jam i bindur se Shkodër do jetë në krye të marshimit, ka qenë frymëzimi për demokracinë edhe në kohët më të errëta.

Jam i sigurt edhe më shumë. Duket bërë çdo gjë, për suksesin e demokracisë, për zgjedhjet e lira, ne nderojmë jo vetëm sakrificat e martirëve të 2 prillit, por edhe të gjithë atyre që në emër të fjalës së lirë, demokracisë, lirisë së besimit u martirizuan." - u shpreh Meta para kamerave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI