Flash

Arbër Çekaj reagon ashpër për arrestimin e babait: Është një klan që kërkon të na përfshijë në trafik kokaine

Lapsi.al 2 April 2021
Arbër Çekaj reagon ashpër për arrestimin e babait:

I dënuari për sasinë e 613 kg kokainë në Shqipëri, Arbër Çekaj, reagoi ashpër për arrestimin e babait të tij, Selim Çekaj, një ditë më parë, si pronar i një kompanie të re që kryente trafikun e kokainës nga Ekuadori.

Në seancën e fundit në Apelin e Posaçëm, Arbër Çekaj ka thënë se po i masakrohet e gjithë familja, ndërsa është shprehur se babai i tij 72-vjeçar është një profesor i nderuar.

“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka thënë Çekaj në seancë, sipas gazetares Klodiana Lala.

Kujtojmë se Arbër Çekaj u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane. Disa muaj më vonë, Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

Ndërkohë, babi i tij, Selim Çekaj, u arrestua ditën e djeshme për trafikimin e 49 kg kokainë, e gjetur në një kontejner me banane të porositur nga Ekuadori. Me gjithë problemet e të birit, 72-vjeçari kishte hapur sërish një kompani, me anë të së cilës me sa duket kryente dhe trafik kokaine.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI