Flash

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg babai i Arbër Çekajt

Lapsi.al 2 April 2021
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg babai i

Lihet në burg babai i Arbër Çekajt, personit në foton sipër, i dënuar për sasinë 613 kg kokainë të kapur në Maminas 3 vite më parë.

Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane nga Ekuadori ku u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Duke iu referuar burimeve, gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se edhe gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Droga u sekuestrua dje në portin e Durrësit teksa ishte porositur nga kompania e Çekajt që ndodhet në Maminas. Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nga 1.3 kg secila. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimte dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, në këtë rast Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Kujtojmë se djali i tij, Arbër Çekaj, u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane. Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

Të këshilluara

Skrapar, humb jetën punëtori i gurores

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit. Një 47-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një nga firmat që nxjerr g...

15:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI