Flash

Stafi i Alpha Bank Albania dhuron gjak nën moton ‘’Të dua jetë!’’

Lapsi.al 1 April 2021
Stafi i Alpha Bank Albania dhuron gjak nën moton ‘’Të dua

Nën moton “Të dua jetë!’’, stafi i Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Tiranë organizon në datat 1 dhe 8 prill për të njëmbëdhjetin vit radhazi “Ditën e Dhurimit të Gjakut”. Znj. Erjona Çela, Drejtore e Biznesit Bankar me Pakicë dhe anëtare e Bordit Drejtues të Bankës tha: “Aktivitetet vullnetare të ndërmarra nga stafi ynë janë pjesë e rëndësishme e Përgjegjësisë Sociale të Biznesit përgjatë këtyre 23 viteve që banka operon në Shqipëri. Unë sot jam shumë e lumtur dhe krenare që stafi ynë dhuroi gjak për pacientët me talasemi, të cilët e kanë jetike të kryejnë transfuzione të rregullta gjaku. Dhurimi i gjakut është akti më fisnik dhe human që secili nga ne mund të bëjë për të shpëtuar jetë njerëzish dhe sidomos në situatën aktuale ku për shkak të pandemisë Covid-19 nevojat për gjak janë edhe më të rritura”.

Znj. Antigoni Qystri, koordinatore e dhurimit vullnetar të gjakut pranë Kryqit të Kuq, Dega Tiranë tha: “Dëshiroj të falenderoj stafin e Alpha Bank Albania, të cilët i janë përgjigjur gjithmonë pozitivisht ftesave tona, duke organizuar edhe 2 aktivitete dhurimi të gjakut në disa raste. Këtë vit dhurimi i gjakut nga stafi i bankës vjen në një periudhë të vështirë ku për shkak të pandemisë nevojat për gjak janë rritur edhe më shumë, por ndërkohë numri i dhurimit vullnetar është ulur. Duhet të kemi parasysh që në vendin tonë janë 600 pacientë me talasemi të cilët kanë nevojë për 800 njësi gjaku në bazë mujore dhe do të doja të ftoja të gjithë shoqërinë shqiptare të moshës 18-60 vjeç të bëhen dhurues të rregullt gjaku, pasi gjaku i dhuruar nuk është kurrë i mjaftueshëm.” Për të ndërgjegjësuar edhe më shumë komunitetin rreth rëndësisë së dhurimit të gjakut, Alpha Bank Albania ndërmori edhe një fushatë ndërgjegjësuese në kanalet sociale të komunikimit, duke ftuar të gjithë t’i bashkohen kësaj nisme dhe të shpëtojnë jetë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI