Flash

"Sezon turistik të lehtësuar"/ Rama në Golem: Punonjësit e hoteleve do vaksinohen përpara qershorit

Lapsi.al 1 April 2021
"Sezon turistik të lehtësuar"/ Rama në Golem:

Në përfundim të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, pas vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri radhën për t'u vaksinuar do ta kenë punonjësit e hoteleve. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të këtij sektori në Durrës. Kreu i qeverisë tha se ky proces do të nisë nga aty ku ka masë të madhe njerëzish. Rama u shpreh se ky proces do duhet të përfundojë brenda muajit qershor, periudhë kur nis edhe fluksi më i madh turistik.

"Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar. Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat.  Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI