Flash

Macron i shkruan Kurtit: Shpresoj që të vazhdohet dialogun me Serbinë, të mirëpres në Paris

Lapsi.al 1 April 2021
Macron i shkruan Kurtit: Shpresoj që të vazhdohet dialogun me

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për formimin e qeverisë, në ditën e marrjes së detyrës së kryeministrit. Me anë të një letre që mban datën e 23 marsit, Macron i ka përmendur kryeministrit Kurti sfidën madhore e dialogut me Serbinë. Në mënyrë që ta diskutojnë këtë por edhe çështje të tjera, Macron e fton Kurtin për vizitë në Paris.

"Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkeqytetaret tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Këtu sigurisht qe duhet shtuar lufta kunder pandemisë, e cila ështe një përparësi e menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Unë dëshiroj t'ju siguroj për mbështetjen e Frances per të gjitha këto prioritete, për të miren e Kosovarëve dhe për afrimin vendit tuaj me Evropën", shkruhet në letrën e presidentit francez.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Vijojnë të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat veriore dhe veriperëndimore. Pasditja shton vranësir...

07:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI