Flash

“Do sigurojmë votimin elektronik”/ PD thirrje emigrantëve: Ejani votoni, Rama mashtroi dhe nuk jua siguroi dot të drejtën

Lapsi.al 1 April 2021
“Do sigurojmë votimin elektronik”/ PD thirrje emigrantëve:

Kur na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë votën e emigrantëve.

“Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë”, shkruhet në deklaratën e PD-së.

Sipas Partisë Demokratike, Rama përdori emigrantët dhe diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike

“Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Vijojnë të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat veriore dhe veriperëndimore. Pasditja shton vranësir...

07:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI