Flash

SHBA kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, përgjigjet Vuçiç

Lapsi.al 1 April 2021
SHBA kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, përgjigjet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk e di se si njohja e Kosovës nga Serbia do të çonte në stabilizimin e rajonit.

Kështu deklaroi Vuçiç kur u pyet për t’i komentuar kërkesat e zyrtarëve të fuqive të mëdha botërore se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Së fundmi, këtë kërkesë Vuçiçit përmes një letre ia bëri Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, tha Vuçiç

Vuçiç vlerësoi se paralajmërimi për ngritjen e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja e saj në stërvitjen ushtarake të NATO-s nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si mund të bëjnë atë që dëshirojnë.

"Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik më serioz ose kërcënim për popullin serb… Unë nuk kam pse të vazhdoj. Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”, tha Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI