Flash

Studimi/ Vaksina e Pfizer efektive te grupmoshat 12-15 vjeç

Lapsi.al 31 March 2021
Studimi/ Vaksina e Pfizer efektive te grupmoshat 12-15 vjeç

Kompanitë BioNTech dhe Pfizer thanë të mërkurën se vaksina e tyre kundër koronavirusit është 100 për qind efektive tek moshat 12 deri në 15 vjeç.

Provat e fazës 3 të kryera në 2,260 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara “treguan 100 për qind efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave”, thanë kompanitë përmes një deklarate.

“Ne kemi në plan t’i paraqesim këto të dhëna tek rregullatorët, me shpresën për të filluar vaksinimin e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit tjetër shkollor “, tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech tha se rezultatet që tregojnë mbrojtje të lartë për adoleshentët ishin “shumë inkurajuese duke pasur parasysh tendencat që kemi parë javët e fundit në lidhje me përhapjen e variantit britanik të koronavirusit”.

Vaksina e BioNTech/Pfizer ishte e para që u miratua për përdorim në Perëndim. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar përdorimin e saj për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart.

Miliona persona janë imunizuar me këtë vaksinë në më shumë se 65 vende të botës. BioNTech tha të martën se po vazhdon me planet për të prodhuar këtë vit 2.5 miliardë doza të vaksinës.

BioNTech dhe Pfizer javën e kaluar filluan studimet për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Javën e ardhshme do të fillojë testimet te fëmijët e moshës dy deri në pesë vjeç./Rel

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43