Flash

Britney Spears thyen heshtjen pas dokumentarit që tronditi botën

Lapsi.al 31 March 2021
Britney Spears thyen heshtjen pas dokumentarit që tronditi botën

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Në lidhje me dokumentarin shokues ka reaguar për herë të parë edhe artistja e njohur. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video të saj, teksa shfaqet duke kërcyer me këngën “Crazy” të Aerosmith.

“Jeta ime është spekuluar gjithmonë dhe është gjykuar. Për shëndetin e mendjes sime më duhet të kërcej me @iamstevent çdo natë të jetës sime për t’u ndjerë e egër, njerëzore dhe e gjallë. Kam qenë e ekspozuar gjatë gjithë jetës sime duke performuar përpara njerëzve! Kërkon shumë fuqi që t’i besosh universit, sepse unë gjithmonë kam qenë shumë e gjykuar, e ofenduar dhe e turpëruar nga media dhe ende kam arritur në këtë ditë! Ndërkohë që jeta vazhdon përpara ne jemi ende shumë të dobët dhe të ndjeshëm si njerëz!”, shkruan Britney.

Më pas ajo ka folur në lidhje me dokumentarin e saj.

“Nuk e pashë dokumentarin, por nga ajo pak që pashë u ndjeva e turpëruar nga ajo që nxorën… qava për dy javë dhe ende qaj ndonjëherë. Bëj çfarë mundem me anën time shpirtërore duke u përpjekur që të ruaj lumturinë time! Kërcimi më sjell gëzim! Unë nuk jam këtu për të qenë perfekte, perfeksioni është i mërzitshëm, unë jam këtu për të përcjellë mirësi”, është shprehur artistja.

Të këshilluara

Orinda Huta konfirmon gjininë e fëmijës

Ditën e djeshme, një ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Turjan Hysko, festoi ditëlindjen e tij. Për të gjithë ata që janë kuriozë për të ditur sa...

10:42

Dua Lipa e ftuara speciale në Brit Awards

Pa më të voglin dyshim mund të themi se aktualisht Dua Lipa është “on top” në muzikë në gjithë botën. Sukseset për këngëtaren nuk kanë të ndalur dhe së fundmi a...

09:42

Shitet në ankandë kitarja e Elvis Presley

Mediat e huaja kanë raportuar se kitara elektrike e Elvis Presley është shitur për 450 mijë paund në ankand. Sipas tyre, fillimisht instrumenti i përkiste mu...

18:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI