Flash

Arrestohet serbi i Kosovës, dyshohet se mori pjesë në masakrën me 140 shqiptarë të vrarë

Lapsi.al 31 March 2021
Arrestohet serbi i Kosovës, dyshohet se mori pjesë në

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të mërkurën se është ndaluar një person me inicialet M.A., për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se i ndaluri i përkatësisë kombëtare shqiptare “shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë”.

Më 28 mars të vitit 1999, forcat serbe kryen një nga masakrat më të rënda në fshatin Izbicë të rajonit të Drenicës në Kosovën qendrore, duke vrarë mbi 140 shqiptarë.

Trupat e të vrarëve që ishin varrosur nga të mbijetuarit, ishin zhvarrosur më pas nga forcat serbe dhe ishin shpërndarë në vende të ndryshme në Kosovë dhe në Serbi për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Edhe më tej nuk janë gjetur trupat e 15 prej të vrarëve në fshatin Izbicë, shkruan voa.

Kosova po shënon njëzet vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pothuajse çdo ditë shënohet një nga datat e mizorive të kryera nga forcat serbe. Ajo doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, për fatin e 1 mijë e 600 prej të cilëve, ende nuk dihet asgjë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI