Flash

Rama në shtëpinë e Arjan Salajt, i jep familjarëve vendimin për "Dëshmor të Atdheut"

Lapsi.al 29 March 2021
Rama në shtëpinë e Arjan Salajt, i jep familjarëve vendimin

Kryeministri Edi Rama shkoi sot pranë familjarëve të 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën mes zjarrit duke shpëtuar shumë punonjës të tjerë.

Rama i dorëzoi vendimin që e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, teksa babai dhe vëllai kanë shpërthyer në lot.

Kryeministri tha se Arjani ka bërë një heroizëm të madh dhe të rrallë në këto kohë, teksa siguroi për mbështetje për familjen e tij të vogël dhe fëmijën.

Ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtetë një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë në këto kohë. Natyrisht që jeta është pa çmim dhe nuk kthehet, por sidoqoftë është detyra jonë ta nderojmë dhe ta vlerësojmë dhe vendosëm ta shpallim ‘Dëshmor të Atdheut’. Do ta mbështesim me sa kemi mundësi familjen e tij të vogël dhe fëmijën. Një shumë të vogël për familjen, këto të gjitha më shumë në shenjë respekti se sa bëjnë ndonjë ndryshim”, deklaroi Rama, teksa duke i udrejtuar prindërve të Arjanit shtoi se “trim e ka bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI