Flash

Shehi: Shqiptarët ta bëjnë vaksinën ruse dhe kineze edhe pse Rama po i përdor për pazare

Lapsi.al 28 March 2021
Shehi: Shqiptarët ta bëjnë vaksinën ruse dhe kineze edhe pse

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i bën thirrje shqiptarëve që t’i bëjnë edhe vaksinat ruse apo kineze. Në një komunikim në rrjetet sociale, Shehi thotë se Rama po i përdor këto vaksina për pazare me Arabinë dhe Turqinë. Sipas tij, nuk është e nevojshme të përdoren këto dy shtete për të marrë vaksinat nga Kina dhe Rusia. Shehi shpreson që vaksinat e tjera kur të vijnë të jenë evropiane.

“Kanë ardhur vaksinat kineze dhe ruse. Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, që deri më sot të ishin vaksinuar 10%, por janë vaksinuar vetëm 2%.

Vaksinat mirë se erdhën kineze ose ruse, e di se janë më pak eficente, e di që perëndimi është dyshues. Unë them që mos përdoren politikisht. Nëse ishin për tu marrë ruse dhe kineze, këto janë shtete të mëdhaja dhe kanë dinjitet të vetin, mund të merreshin direkt. Për të marrë vaksinë kineze shkohet në Turqi, për të marrë rusen duhet të shkohet në Arabi. Përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht.

E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horrllëqeve të kësaj qeverie se po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende. Nuk bëhet pazar me shëndetin e shqiptarëve me vende të dyshimta. Unë po them, faleminderit për vaksinën, por shpresoj që vaksinat e tjera të jenë evropiane. Por edhe nëse do jenë kineze apo ruse, Kina dhe Rusia janë më serioze se nga këto që i kanë marrë”, - tha Shehi.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI