Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Zbardhet ekspertiza/ Zjarri që i mori jetën Arjan Salës u shkaktua nga kablli i neonit

Lapsi.al 28 March 2021
Zbardhet ekspertiza/ Zjarri që i mori jetën Arjan Salës u

Zbardhet ekspertiza paraprake e zjarrit të rënë pasditen e së mërkurës në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala.

Sipas të dhënave që ka marrë grupi hetimor dyshohet se flakët u shkaktuan nga një masë në kabullin e neonëve. Shkëndijat kanë rënë në mbi kutitë e mbushura me rroba sintetike dhe këpucë duke u aktivizuar menjëherë.

Punëtorët e magazinës kanë rrëfyer se rreth orës 15:00 ata ishin duke shkarkuar mallin nga një kamion kur ka rënë alarmi. Në magazinë janë futur rojet e sigurisë, mes të cilëve edhe Arjan Sala, të cilët kanë nxjerrë të gjithë punëtorët jashtë.

Sipas të njëjtave burime, i riu ka marrë një bombol dhe ka tentuar të fikë zjarrin në vatrën e tij. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe ai nuk ka mundur të dalë.

Në ekspertizën paraprake thuhet se 32-vjeçari ka tentuar të dalë nga një derë e emergjencës, por besohet se është rrëzuar për shkak të errësirës dhe tymit të dendur që kishte pushtuar magazinën. Më pas flakët janë riaktivizuar dhe temperatura në brendësi arriti mbi 900 gradë.

Burimet thanë se hetimet janë përqendruar nëse janë zbatuar të gjitha masat e përcaktuara në rast të rënies së zjarrit si dhe nëse godina i plotësonte të gjitha detyrimet për të tilla raste.

Arjan Sala u gjet pas 3 ditësh pranë derës së emergjencës dhe u identifikua nga familjarët e tij. Qeveria ka premtuar se do ta shpallë atë “Dëshmor të Atdheut”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI