Flash

Patozi për Bashkim Finon: Zjarrfikës i sherreve tona të egra dhe të pazakonta

Lapsi.al 29 March 2021
Patozi për Bashkim Finon: Zjarrfikës i sherreve tona të egra dhe

Astrit Patozi kujton Bashkim Finon si fikës zjarresh politike dhe për sensin e humorit.

Në një postim në Facebook, Patozi shkruan se Fino ka lënë një zbrazëti jo të vogël në politikë.

"Bashkim Finon do ta mbaj mend si kundërshtarin në parlament, që nuk të linte ta harroje. Pasi shfaqej vrullshëm dhe papritur herë pas here, edhe pse nuk shquhej për protagonizëm të sforcuar.

Nuk e di pse i kishte caktuar vetes një si rol gardiani, sa herë trajtoheshin tema të pushtetit lokal, pasi në ato raste kthehej në problem edhe për të tijët.

Por mendoj se ai do të kujtohet më shumë për sensin e veçantë të humorit dhe për kujdesin e vazhdueshëm për të fikur zjarre në debatin gjithmonë të ndezur të politikës sonë agresive, jo vetëm në stinë fushatash.

Sot mora vesh se Bashkimi nuk ia doli dhe mendova se ai ka lënë një zbrazëti jo të vogël në atë cepin e vet të politikës, të cilin besoj se e kishte zënë pa kapërcyer mbi të tjerët. U prehtë në paqe!" 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI