Flash

Qeveria jep 1 mln lekë për familjen e Arjan Salës

Lapsi.al 29 March 2021
Qeveria jep 1 mln lekë për familjen e Arjan Salës

Qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milion lekësh familjes së 33-vjeçarit Arjan Sala, që humbi tragjikisht jetën, pasi shpëtoi 25 persona nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë.

Vendimi i qeverisë vjen në ditën kur qeveria e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, ndërsa te familja e tij ishte sot edhe kryeministri Edi Rama.

Siç sqarohet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

 

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Tiranë

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme te zona e 21 Dhjetorit. Nga te dhenat e para raportohet per nje sherr mes disa te rinjve. Fatmirësisht, nuk rapo...

20:08

Durrës, plagoset me thikë një 27-vjeçar

Një konflikt ka ndodhur pak më parë mes disa personave në Durrës, ku për pasojë është plagosur me thikë një i ri. Policia njofton se ka mbetur i plagosur 27-vje...

17:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI