Flash

Pandemia, Italia siguron doza të vaksinës Jonhson & Johnson

Lapsi.al 29 March 2021
Pandemia, Italia siguron doza të vaksinës Jonhson & Johnson

Duke nisur nga 16 prilli, Italia do të ketë pjesë të “armatës” së vaksinave ndaj COVID-19 edhe dozat e krijuara nga kompania farmaceutike Jonhson & Johnson. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për urgjencën COVID-19 në Itali, Francesco Paolo Figliuolo.

Ai tha se aktualisht në të gjithë Italinë ka vonesë vaksinash për shkak të vonesave të porosive, e shtoi se doza e siguruar nga kompania Johnson & Johnson, sasia e të cilave nuk dihen ende, do të shërbejnë për të rinisur vaksinimin masiv të popullatës.

Nga kjo e hënë, më shumë se gjysma e vendit do të shpallet zonë e kuqe. Kalabria, Toskana dhe Valle d’Aosta do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli.

Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve. Në të gjithë zonat e kuqe, mësimi do të vijojë deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli, të gjithë nxënësit deri në klasën e 8 dhe 50% e nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.

Deri më 30 prill nuk do të ketë asnjë lëvizje midis rajoneve, grila të ulura akoma për bare dhe restorante, rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove do të jetë në një datë të mëvonshme, zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit.

“Masat e miratuara deri më tani na kanë dhënë shenjën e parë të ngadalësimit, por situata është ende delikate”, thotë Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Të këshilluara

Durrës, plagoset me thikë një 27-vjeçar

Një konflikt ka ndodhur pak më parë mes disa personave në Durrës, ku për pasojë është plagosur me thikë një i ri. Policia njofton se ka mbetur i plagosur 27-vje...

17:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI