Flash

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Zbardhet fituesi i koncensionit të portit turistik të Vlorës

Lapsi.al 29 March 2021
Zbardhet fituesi i koncensionit të portit turistik të Vlorës

Bashkimi i kompanive “Marina Projects ltd”, “Marina di Valona”, “Brunes” dhe “Ndregjoni”, të përbëra nga një shoqëri e themeluar në Britaninë e Madhe dhe pjesën tjetër shqiptare, ku dy prej të cilave kontrollohen nga i njëjti pronar, është shpallur fituese për të marrë koncesionin e portit turistik të Vlorës. Gara e hapur në fillim të këtij viti bazohej në formën e një koncesioni me ofertë të pakërkuar, ndërsa kompania fituese do të investojë 22.8 milionë Euro në këtë port për ta kthyer në turistik, ndërsa do të marrë në përdorim tokën në zonën e Portit Detar të Vlorës dhe operimin e portit turistik për 35 vjet.

Gara pati 3 oferta, ku kompanitë Albavia dhe Gjikuria janë skualifikuar pasi nuk kanë dorëzuar dokumentacion të rregullt, ndërsa ofertat për vlerën e investimit rezultonin po ashtu më të ulëta.

Asnjë nga të skualifikuarit nuk ka paraqitur ankesë mbi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Porti turistik do të ndërtohet në zonën që sot përdoret për disa operacione tregtare dhe kryesisht për transportin e pasagjerëve.

Marina do të përshtatet për akomodimin e varkave dhe jahteve dhe krijimin e një zone me shërbime tregtare e turistike, ndërsa porti i mallrave do të zhvendoset në zonën e Triportit në Vlorë.

Marina turistike është pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë, e cila do të zërë një sipërfaqe të konsiderueshme të portit, bashkë me një park publik që do të shtrihet nga Skela deri në afërsi të tij.

Të këshilluara

Durrës, plagoset me thikë një 27-vjeçar

Një konflikt ka ndodhur pak më parë mes disa personave në Durrës, ku për pasojë është plagosur me thikë një i ri. Policia njofton se ka mbetur i plagosur 27-vje...

17:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI