Flash

Berat/ Marrin dozën e vaksinës kineze 700 qytetarë mbi 70 vjeç

Lapsi.al 29 March 2021
Berat/ Marrin dozën e vaksinës kineze 700 qytetarë mbi 70

Në Berat ka ardhur një sasi e konsiderueshme dozash të vaksinës kineze Sinovax, të cilat janë të mjaftueshme për të vijuar vaksinimin masiv. 700 persona mbi 70 vjeç janë vaksinuar deri tani.

Vaksinimi ka nisur që prej orës 09:00 në të 14 Qendrat Shëndetësore të Beratit dhe Urës-Vajgurore, ku po vijon vaksinimi i moshave mbi 70 vjeç.

Që prej orës 09:00,kur edhe u hapën dyert për fillimin e këtij proçesi qyetarët janë dyndur në Qendrat Shëndetësore të lagjeve përkatëse për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze.

Vaksinimi po vijon me ritme të kënaqshme dhe deri tani janë vaksinuar rreth 700 qytetarë, ndërkohë që proçesi i vaksinimit për ditën e sotme do të mbyllet në orën 17:00 në të gjitha Qendrat Shëndetësore.

Sipas drejtuesve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Berat,vaksinimi po kryehet sipas çdo rregulli dhe pa probleme nga vaksinatorë të kualifikuar e të trajnuar për këtë proces.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI