Flash

Instagram do të vij në një tjetër version

Lapsi.al 26 March 2021
Instagram do të vij në një tjetër version

Facebook po konsideron që të krijojë një version tjetër të Instagram-it, kompani që zotërohet nga Facebook. Versioni i ri do të jetë i përshtatshëm për fëmijët nën moshën 13-vjeçare.

BuzzFeed News raportoi i pari se Facebook njoftoi në një post të brendshëm të kompanisë se do të fillojë krijimin e një versioni të Instagram-it për fëmijët nën moshën 13-vjeçare për t'i lejuar ata të përdorin "në mënyrë të sigurt" platformën për herë të parë. Aktualisht kompania nuk lejon personat që janë nën këtë moshë që të krijojnë një llogari në platformë.

Një zëdhënës i Facebook tha për Guardian se kompania po eksploronte një version të Instagram-it të kontrolluar nga prindërit, i ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids që është për fëmijë midis 6 dhe 12 vjeç.

“Gjithnjë e më shumë fëmijët po pyesin prindërit e tyre nëse mund të kenë aplikacione që i ndihmojnë të lidhen me miqtë. Tani për tani nuk ka shumë mundësi për prindërit, kështu që ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë, që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit,” tha zëdhënësi.

Përpos kësaj, këtë muaj, Instagram njoftoi planet për të prezantuar një veçori i të re të sigurisë, krijuar për të mbajtur të sigurt adoleshentët nën moshën 18 vjeç kur përdorin aplikacionin. Platforma tha se së shpejti do të ndalojë njerëzit mbi 18 vjeç të jenë në gjendje t'u shkruajnë të miturve, nëse ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Të këshilluara

Anxhelina prezanton projektin e ri

Anxhelina u rikthye pas 9 vitesh mungesë në muzikë me një këngë të re “Precious”. Ky projekt muzikor rezultoi i suksesshëm dhe Anxhelina vërtetoi se publiku ja ...

11:01

Dafina Zeqiri infektohet me Covid

Shumë personazhe të njohur janë infektuar me Covid-19 njëri pas tjetrit. E fundit që është prekur nga koronavirusi është këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri. Laj...

10:08

Ndahet nga jeta aktori Luran Ahmeti

Ditën e sotme u shua përgjithmonë aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti. I ndjeri ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk arriti ta fitojë betejën e vështirë. Laj...

09:05

Chris Evans bën lëmsh të gjithë rrjetin

Në rast se nuk e dinit, Chris Evans tashmë ka tatuazhe gjigante në trup. 39-vjeçari u bë pjesë e një interviste në Zoom me vëllain e tij në "ACE Universe" dhe g...

17:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI