Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ndahet nga jeta aktori Luran Ahmeti

Lapsi.al 26 March 2021
Ndahet nga jeta aktori Luran Ahmeti

Ditën e sotme u shua përgjithmonë aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti. I ndjeri ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk arriti ta fitojë betejën e vështirë.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur gazetari Rilind Gërvalla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Virusi e mori edhe një shok shume te mire e patriot. Luran Ahmeti të jemi borxhli”, shkroi ai.

Ahmeti ka lënë shumë gjurmë në kinematografinë e teatrin shqiptar dhe jo vetëm e ndaj ka krijuar shumë miq, që sot janë shprehur të pikëlluar për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Shumë personazhe të njohur kanë reaguar të trishtuar në rrjete sociale, teksa kanë kujtuar momentet më të bukura me mikun e tyre të ndjerë.

Të këshilluara

Chris Evans bën lëmsh të gjithë rrjetin

Në rast se nuk e dinit, Chris Evans tashmë ka tatuazhe gjigante në trup. 39-vjeçari u bë pjesë e një interviste në Zoom me vëllain e tij në "ACE Universe" dhe g...

17:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI