Flash

U vra në 2018, Prokuroria sekuestron 10 milionë euro pasuri të Devi Kasmit

Lapsi.al 24 March 2021
U vra në 2018, Prokuroria sekuestron 10 milionë euro pasuri të

Zbardhen detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Tiranës mbi sekuestrimin e pasurive të familjarëve të Devi Kasmit, ky i fundit i vrarë në janar të vitit 2018.

Prokuroria ka sekuestruar pasuri me vlerë 10 milionë euro, ku pasuritë kryesore rezulton në emër të bashkëshortes së Devi Kasmit, Ereda Selimi, por edhe të familjarëve të tjerë, si nëna dhe të afërm. News 24 raporton se hetimet nga Prokuroria nisën pas vrasjes së Kasmit, pasi kishte dyshime se bashkëshortja e tij kishte kryer pastrim parash.

Gjithashtu, pas vrasjes së Kasmit, në banesën e tij janë sekuestruar kokainë dhe heroinë. Pastaj, u konfirmua se ai drejtonte një bandë të drogërave të forta, me bazë në Milano, anëtar i së cilës ishte dhe kunati i Kasmit, Olsi Shehu.

Nga hetimet, ka rezultuar se Devi Kasmi jo vetëm drejtonte një grup të struktura kriminal në Milano, por kishte bërë shtrirjen e tij edhe në Shqipëri, ku trafikonte kryesisht kokainë dhe heroinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI