Flash

EMA nuk u beson rusëve/ Ekspertët europianë do shkojnë të shohin fabrikat e vaksinës

Lapsi.al 23 March 2021
EMA nuk u beson rusëve/ Ekspertët europianë do shkojnë

Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar se po përgatitet të inspektojë vendet e prodhimit të vaksinës Covid-19, Sputnik V në Rusi. Kjo u deklarua këtë të martë, pas njoftimit të së dielës, nga drejtorja e EMA, Emer Cooke që foli para anëtarëve të komitetit shëndetësor të Parlamentit Evropian.

“Ne po planifikojmë inspektime të vendeve të prodhimit dhe vaksinës në Rusi” – tha ajo. Data e inspektimit do të jetë 10 prilli, siç konfirmohet nga ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

Cooke theksoi se Agjencia Evropiane po vlerëson Sputnik V, “në të njëjtën mënyrë siç janë vlerësuar të gjitha vaksinat e tjera (nga prodhuesit) që kanë dhënë informacion. 

Ne mund të vlerësojmë vetëm në bazë të të dhënave që kemi," - shtoi ajo, ndërsa theksoi se kompania që përfaqëson Sputnik V nuk u është përgjigjur ende pyetjeve të EMA.

 

"Ne jemi të sigurt në një përfundim të shpejtë të vlerësimeve të EMA për vaksinën ruse Sputnik V, pa politizim dhe pa burokraci të tepruara" – tha ambasadori rus në Romë, Sergei Razov.

EMA nuk e ka aprovuar ende vaksinën ruse. Shqipëria ka marrë 10 mijë doza nëpërmjet një dhurate nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato do të shpërndahen për të moshuarit mbi 80 vjeç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

RENEA kontrolle në Elbasan

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion me plan masash kontrolli në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje dhe ...

19:57

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI